Krasniqi: Aktakuza vetëm sa më ka ngritur famën, më askush s’ka të drejtë të më etiketojë

Ashtu si në ligjëratën e parë që prej rikthimit në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, edhe në të dytën plotë qytetarë kishin ardhur për ta përcjellur atë se çfarë ka për të thënë Shefqet Krasniqi.

Lajme

22/11/2018 21:11

Kjo edhe pas katër vitesh përballje me drejtësinë të personit që dikur ishte imam në këtë Xhami.

Në një intervistë për lajmi.net, Shefqet Krasniqi tregon arsye se pse sipas tij njerëzit nuk kanë ndryshuar mendim për të.

Ai fajëson Qeverinë dhe shtetin për burgosjen e tij, për të cilën thotë se nuk duhet të ndodhte.

“Xhamia është e vogël për me e zanë gjithë atë xhemat. Dy-tre palë njerëz kanë ardhur edhe prej Shkupit dhe vendeve të tjera anë e mbanë Kosovës. Edhe femrat edhe meshkujt kanë interesim shumë të madh. Ishte koha pak me shi. Djemtë dhe vajzat dhe të gjitha shtresat shoqërore, gazetarët, mirëpo edhe vetë Qeveria dhe shteti të cilët ata vetë më kanë burgosur, të gjithë ata e kanë ditur se Shefqeti nuk meriton me kanë brenda grilave, por meriton me qenë i lirë me kontribu për fe dhe për atdhe qysh edhe ka kontribu gjithmonë”, thotë Krasniqi për lajmi.net.

Krasniqi thotë se aktakuza atij vetëm sa i ka bërë nderë, teksa shton se tanimë askush nuk ka të drejtë ta etiketojë, ashtu siç ka ndodhur më herët.

“ Procesi i cili ka qenë jo i shkurtë rreth katër vjeçar që më ka nda mu me xhematin, në fakt vetëm sa e ka shtuar dashurinë e xhematit ndaj meje. Madje një numër i konsiderueshëm i atyre që s’më kanë dashur më herët, të cilët kanë dyshuar njëmend se jam ekstremist, pra i ashtuquajtur nga qarqe të ndryshme, e kanë pa që s’qenka punë ekstremizimi, sepse është futur katër vite e gjysmë në skaner, dhe njeri ka dalë i paqt si loti, dhe paskan qenë të pavërtetea të gjitha këto aktakuza”, thotë ai.

“Të gjitha këto kanë qenë të mundimshme, mirëpo më kanë bërë nderë, sepse pikë së pari nuk ka fytyrë dikush dhe ndjenja njerëzore, nuk ka asnjë arsye ma të vogël me e quajt Shefqetin me çfarëdo etiketimi me e apostrofu qysh kanë ba ma herët. Më kanë akuzuar, kanë shpifur, tashmë s’kanë të drejtë as ligjërisht dhe as moralisht”, shton Krasniqi

Sipas Krasniqit, aktakuza ka ndikuar pa dashjen  e tij, vetëm në rritjen e famës, të cilën ai thotë se nuk e kishte pasur synim.

“ Pra jam ma krenar, se nuk kam nevoj me i thënë dikujt se jam ose s’jam. Dhe e dyta është se edhe atë pjesë të vogël të qytetarëve të cilët kanë pasur pak a shumë dyshime i kanë kthyer prej meje. Kështu që më është shtuar popullariteti dhe fama pa e synuar. Nuk e kam synuar famën as para ngjarjeve, pra në 2014, dhe as nuk kërkoj tani, kërkoj vetëm ti shërbej këtij populli me aq sa mundem”, ka thënë Krasniqi.

Intervista e plotë:

YouTube player