Kranjcar humb Botërorin

Niko Kranjcar do t’i mungojë Kroacisë në Kampionatin botëror në Brazil. Mesfushori pësoi një lëndim në fitoren e Queens Park Rangers ndaj Derby County të shtunën, dhe nuk do të luajë në Brazil.

Sport

27/05/2014 14:43

Mesfushori Niko Kranjcar është bërë futbollisti i tretë që u tërhoq nga ekipi i Kroacisë për Kampionatin botëror, për shkak të një lëndimi që pësoi në fundjavën e shkuar, dhe do të mungojë në garën në Brazil, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kroacisë.

29-vjeçari u lëndua në paraqitje për Queens Park Rangers në fitoren 1:0 ndaj Derby Countyt në Wembley të shtunën, që i mjaftoi që të rikthehen në Premierligë.

“Niko Kranjcar do të mungojë në Kampionatin botëror për shkak të një lëndimi”, thuhej në komunikatën e shkurtër të publikuar nga www.cff.hr.

Kranjcar, i cili ka bërë 81 paraqitje dhe ka shënuar 16 gola për Kroacinë, përcjell mbrojtësin e Dnipros, Ivan Strinic dhe mesfushorin e Hamburgut, Ivo Ilicevic, që po ashtu do të mungojnë në ekipin e selektorit Niko Kovac.