Kramer nuk mendon për Real Madridin

Mesfushori i Borussia Monchengladbach i cili e fitoi Kampionatin Botëror me Gjermaninë, Christoph Kramer kse nuk është duke menduar fare për një kalim të mundshëm te skuadra e Real Madridit, gjithnjë sipas raporteve të bëra nga agjenti i tij.

Sport

11/11/2014 12:22

Mediat gjatë kohëve të fundit e kanë lidhur atë me një transferim të mundshëm te Real Madridit, mirëpo agjenti i Kramerit ka thënë se klienti i tij nuk është duke menduar për një gjë të tillë.

“Kramer është i fokusuar vetëm te skuadra e tij aktuale dhe ka një kontratë me Leverkusen që nga kjo verë”, raportohet të ketë thënë Vorm Bruch për Bild.

“Real Madridi? Ne nuk jemi duke menduar për këtë gjë për momentin”, përfundoi agjenti i Kramerit.

Përndryshe, spekulimet e fundit thonë se Reali është i gatshëm të ofrojë një ofertë të mirë, për të siguruar shërbimet e 23 vjeçarit, i cili shënoi një autogol mjaft interesant në humbjen e fundit ndaj Dortmundit.