Kraki: Macron është kandidati i vetëm normal për president të Francës

Me fillimin e instalimit të frikës pas Charlie Hebdo, njerëzit filluan të mos ndihen të sigurt në Francë.

Lajme

21/04/2017 20:30

Pas kësaj kandidatët për president si Marie Le Pen erdhën me propozime, ka thënë Nezir Kraki.

“Ajo dhe Fillon e shfrytëzojnë këtë ndjenjën e pasigurisë, më pas erdhi edhe BREX-it e zgjedhje e Trump në Amerikë dhe këta thanë që kanë shembuj se funksionon kjo mënyrë”, ka thënë ligjëruesi i politikave të BE-së në Paris, njofton Klan Kosova.

“Nuk do të ketë mundësi, sipas të gjitha kalkulimeve, Le Pen të marrë më shumë se 25 % sepse nuk janë të gjithë ksenofobë si ajo”, ka thënë Kraki në Info Magazine.

Sipas tij Emmanuel Macron është i vetmi kandidat normal nga të gjithë 11 kandidatët.

“Aty ka kandidatë që në program e kanë pushtimin e Marsit, dhe nga ata që e kanë në program edhe çarmatimin e Policisë, edhe në këto rrethana”, ka theksuar ai.

Macron, ka pohuar Kraki se llogaritet si kandidati më konsensual për masën e votuesve që nuk ndihen mirë në ksenofobinë të Le Pen e as në të djathtën ekstreme të Fillon.

“Macron si kandidat konsensual merr mbështetje nga  njerëzit që nuk kanë militantizëm politik”.

“Mendoj që do të shkojë në raundin e dytë derisa Le Pen nuk është e sigurt se mund të shkojë në raundin e dytë ndonëse ngjarja e mbrëmshme mund të ja mundësojë një gjë të tilla”, ka përfunduar ai.