Krahason me foto 8 vitet e plakjes së tij me ato të Obamës (Foto)

Robert Lindley nuk e ka kaluar pjesën më të mirë të një dekade duke qenë udhëheqës i ndonjë shteti të fuqishëm në botë, por pavarësisht kësaj atij i janë shtuar goxha shumë rrudha në fytyrë.

Fun

15/01/2016 14:17

Imazhet e ndryshimit të presidentit amerikan Barack Obama nga koha kur ai kishte marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, dhe tani që po e lë pas dy mandateve, tregojnë goxha plakje të tij, transmeton lajmi.net.

a

Këto foto kanë marrë shumë shpërndarje në internet duke u komentuar në forma të ndryshme. Shumica e kanë komentuar në atë formë, duke thënë se plakja e Obamës ka për shkaktar barrën e të qenit lider i cili mbi supet e veta bartë jo vetëm telashet e shtetit më të fuqishëm në botë, por të të gjithë botës.

aa

Por Robert Lindley nuk mendon kështu. Ai ka shpërndar në internet dy foto të tijat personale, një të bërë tani dhe një të para 8 viteve, ku shihet se edhe atij për 8 vite i janë shtuar goxha shumë rrudha në fytyrë, për të mos thënë më shumë se sa Obamës. /lajmi.net