Krahasimi qesharak mes Neymarit dhe Dybalas

Kupa e Botës ka hyrë në fazën finale, ku nga nesër fillojnë të zhvillohen ndeshjet çerekfinale.

Sport

05/07/2018 22:20

Deri te arritja te kjo fazë, Kupa e Botës në Rusi ka dhuruar gjëra interesante për tifozët.

Një fakt interesant vjen edhe nga një krahasim që i është bërë yllit brazilian, Neymar, dhe Paulo Dybalas të Argjentinës.

Neymar që e ka bërë zakon të rrëzohet shpesh në këtë Kupë Bote, në katër ndeshje të zhvilluara ka qëndruar 14 minuta i shtrirë.

Në anën tjetër, Paulo Dybala në katër ndeshje që Argjentina i zhvilloi në Kupën e Botës, ka luajtur vetëm 22 minuta./Lajmi.net/