Krahasimi Kosovë-Krime krijon Xhungël

Qeveria e Republikës Çeke ka kundërshtuar krahasimin e çështjes së Kosovës me atë të Gadishullit të Krimesë në Ukrainë. Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Lubomir Zaoralek, është kundër tërheqjes së paraleleve mes Kosovës dhe rajoneve tjera në botë.

Bota

10/03/2014 22:23

Ministri i Jashtëm çek Lubomir Zaoralek paralajmëroi se bashkësia ndërkombëtare nuk mund të pajtohen me idenë se në qoftë se Kosova është e lejuar, duhet të pranohet dhe Krime, pasi që, sipas tij, atëherë do të krijohej një xhungël në tërë botën.

Ai në një të përditshme çeke ka thënë se në rast se do të tërhiqen paralele të tilla, atëherë nuk do të respektohej asgjë nga e drejta ndërkombëtare.

“Nëse fillojmë që të përdorim argumente të tilla, që nëse Kosova është shpallur shtet i pavarur, atëherë kjo mund të ndodhë edhe në raste tjera, do të krijojmë një xhungël ku nuk do të funksiononte asgjë”.

Zaoralek ka thënë se krahasimi në mes të Kosovës dhe Krimes të cilin e ka bërë Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, nuk është edhe aq precize, pasi që Kosovën nuk e ka okupuar asnjë fuqi botërore, ndërsa në Krime nuk ka pasur dhunë.

Që nga lufta, shpallja e Pavarësis e deri më tani, institucionet në Republikën Çeke, kanë pasur qëndrime të ndara sa i përket shtetit të Kosovës.

Ndonëse ky shtet zyrtarisht e ka pranuar Kosovën, vazhdimisht Presidenca e këtij vendi ka qenë kundër kësaj, gjë që ka rënë në kundërshtim më Qeverinë.