KQZ tregon pjesëmarrjen në votimet e sotme

Ka përfunduar raundi i dytë i procesit zgjedhor për kryetar komunash.

Lajme

19/11/2017 20:10

Sipas të dhënave KQZ’së gjatë balotazhit të sotëm kanë votuar 38.1 për qind e votuesve.

Kryetarja e KQZ’së Valdete Daka thotë se të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur me kohë në orën 19:00.

Kujtoi se nga po kjo orë ka filluar të rrjedhë afati për paraqitje të ankesave nga subjektet politike.

Ndërkohë që janë numëruar 38.10 për qind ose 516 mijë e 573 vota në mbarë vendin.