KQZ thotë se është gabim teknik emri i të vdekurit Gradimir Mikiç

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të një gabimi teknik që ka ndodhur në faqen e internetit të këtij institucioni ka bërë fitues të komunës së Ranillugut Gradimir Mikiçin, që ka vdekur në aksident këtë vit në Serbi.

Lajme

23/10/2017 16:05

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për lajmi.net se është bërë një gabim teknik në faqen e internetit të KQZ-së dhe do të përmirësohet shumë shpejt.

“Me kohë ka ndodhur zëvendësimi me emrin e ri, por në faqen e internetit të KQZ-së ka ndodhur një gabim teknik. Edhe në flet votimi është i rregulluar, vetëm në  faqen e internetit është një gabim, që do të përmirësohet shpejt”, ka thënë Elezi për lajmi.net.