KQZ sot certifikon zgjedhjet

Sipas Qendrës për Numrimin e Votave nga 24 mijë votat e pa përfshira në rezultatin preliminar, 13 mijë ishin me kusht, 1 mijë nga persona me nevoja të veçanta dhe rreth 5 mijë vota të dërguara me postë.

Lajme

11/11/2013 09:11

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  pritet që sot pasdite t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit për Kryetar të Komunave.

Koordinatori i Qendrës së Numrimit të Votave, Burim Ahmetaj thotë se nga 24 mijë votat e pa përfshira në rezultatin preliminar, 13 mijë ishin me kusht, 1 mijë nga persona me nevoja të veçanta dhe rreth 5 mijë vota të dërguara me postë