KQZ shpreson për zgjedhje të suksesshme edhe në veri

Në Komisionin Qendëror Zgjedhor po shpresojnë për një process zgjedhor të suksesshëm edhe në veri të vendit. Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka folur për përgatitjet që po i bën ky institucion lidhur me zgjedhjet lokale.

Lajme

12/09/2017 09:08

“KQZ po bën përgatitjet njëkohëshëm dhe shpresojmë që suksesshëm ta mbyllim këtë proces dhe në veri”, ka theksuar Elezi.

Ai ka treguar se 91 subjekte politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, porse jo të gjithë kandidatët mund të çertifikohen.

“KQZ i shqyrton aplikimet nëse janë në përputhje me ligjin,  KQZ pritet të vendosë për çertifikimin e 86 kandidatëve”, ka thënë ai. “Edhe në zgjedhjet e kaluara janë shqyrtuar aplikimet që janë bërë, por kanë qenë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe nuk ka qenë mundësia si në zgjedhje të rregullta”.

Sa i përket ndërrimit të qendrës së votimit, Elezi ka bërë të ditur se deri tani ka pasur mijëra aplikime dhe pritet të ketë një raport për këtë çështje.

Sa i takon votimit jashtë Kosovës, sipas tij, janë aprovuar rreth 10 mijë raste dhe janë refuzuar rreth 1000.

Ai ka thënë se brenda pak ditësh do të dihet saktë Lista e votuesve./RTK