KQZ publikon të gjitha votat nga qendrat e votimeve

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, tashmë ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit për secilin vendvotim.

Lajme

17/06/2017 17:28

Përmes këtij linku mund të shihen të dhënat e çdo vendvotimi, 2 mijë e 490 sosh në të gjithë Kosovën.

Pubikimi i rezultateve për secilin vendvotim është bërë me qëllim të rritjes së transparencës për procesin zgjedhor, thuhet në faqen e KQZ-së.

Sipas KQZ-së në këto rezultate nuk përfshihet rinumërimi eventual i vendvotimeve; votat me kusht; përmes postës dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

“Rezultatet Përfundimtare shpallen pas rinumërimit, numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të përsonave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve” thuhet në faqen zyrtare të KQZ-së.