KQZ njofton se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit për Zgjedhjet Lokale

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit për Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017.

Lajme

26/07/2017 16:31

Kjo periudhë ka filluar me datë 26 korrik dhe do të përmbyllet më 12 shtator 2017.

​Gjatë kësaj periudhe, është e mundur të dini Qendrën tuaj të votimit dhe Si ta ndryshoni atë.

SI TA DINI QENDRËN TUAJ TË VOTIMIT? 

​Të gjithë qytetarët me të drejtë vote do të munden nga dita e sotme ta dijnë adresën e saktë të Vendvotimit të tyre fare thjeshtë, përmes ueb faqes së KQZ-së: www.kqz-ks.org.

Në ueb faqen e KQZ-së, duke klikuar në linkun Ku do të Votosh? – do të hapet një faqe e

  1. Mjafton që të shënoni vetëm numrin personal dhe pastaj do të dalë njoftimi me të dhënat tuaja dhe me adresën e saktë të Vendvotimit. Vegza direkte: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

 SI TA NDRYSHONI QENDRËN E VOTIMIT BRENDA KOMUNËS? 

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes aplikacionit online, që është i vendosur në ueb faqen e KQZ-së, në linkun: Ku do të votosh? – mundëson ndryshimin e Qendrës së Votimit (brenda të njëjtës komunë), duke plotësuar të dhënat e kërkuara. Pasi të dërgohet kërkesa ajo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Qendra e Votimit mund të ndërrohet edhe duke vizituar zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, në komunën në të cilën ju jeni votues, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit./Lajmi.net/