KQZ miraton kufizimet e shpenzimeve të fushatës zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e saj, ku edhe do të vendoset për procesin zgjedhor.

Lajme

15/05/2017 09:17

Përmes një komunikate për media, KQZ ka  njoftuar edhe për pikat e rendit të ditës të cilat do të shqyrtohen nesër nga ky komision.

Ndër to është edhe shqyrtimi dhe miratimi i kufizimeve të shpenzimeve të fushatës për subjektet politike.

Ja njoftimi i plotë:

Këto janë aktivitetet e parapara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

për ditën e hënë, 15 maj:

09:30 – MBLEDHJA E KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE

Rendi i ditës:

1.     Hyrje – znj. Valdete Daka – Kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

2.     Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së lidhur me procesin zgjedhor;

3.     Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:

–         Shqyrtimi i rekomandimit për iniciativën politike “Partija Kosovskih Srba – PKS”,

–         Shqyrtimi dhe miratimi i kufizimeve të shpenzimeve të fushatës për subjektet politike.

4.     Të ndryshme