KQZ memorandume bashkëpunimi me zyrën e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Zyrën e BE-së në Kosovë, për vëzhgimin e zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajme

19/05/2017 09:34

Me këtë rast, nënshkruhet edhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës (MPJ) dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Memorandumet e Mirëkuptimit nënshkruhen nga Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe  Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. /Lajmi.net/