KQZ-ja tregon se si duhet të votoni në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë sqarime se si duhet të plotësohen fletëvotimet në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.

Lajme

25/09/2017 12:59

“Për Zgjedhjet Lokale janë dy fletëvotime, një për kryetar të komunës, i cili do të ketë ngjyrë të verdhë, dhe një për Kuvend Komunal, i cili do të ketë ngjyrë të kaltër”, sqaron njoftimi i KQZ-së.

Hapi 1

Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimet janë të vulosura.

Hapi 2

Në fletëvotimin për Kryetar Komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat.

Hapi 3

Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni vetëm një kandidat.

Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimet para se të largoheni nga kabina, thuhet në njoftimin sqarues të KQZ-së.