KQZ gjobit 7 parti, nuk deklaruan shpenzimet në fushatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë vendosi gjobitjen e disa subjekteve politike për mosdeklarim dhe moskorrektësi të shpenzimeve financiare në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Lajme

12/12/2017 16:59

Kështu, KQZ ka gjobitur me nga 1 milion lekë PS, PD, LSI, PSD dhe Aleanca Demokristiane. Gjithashtu janë gjobitur me nga 2 milionë lekë PDIU dhe partia SFIDA për Shqipërinë.

“KQZ vendosi sanksionin administrativ në masën 2 milionë lekë për subjektet PDIU dhe SFIDA. KQZ vendosi sanksionin amdinistrativ në masën 1 milionë lekë për subjektet zgjedhore Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Social Demokrate dhe Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e KQZ.