KQZ: Fletëvotimet janë shpërndarë në gjithë Kosovën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se gjithë materiali sensitiv, përfshirë edhe fletëvotimet, janë shpërndarë nëpër të gjitha Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, në të gjithë Kosovën.

Lajme

21/10/2017 18:32

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni Valmir Elezi. Ai bëri të ditur se ky material do të shpërndahet në orët  e hershme të së dielës.

“Mund t’iu konfirmoj se i gjithë materiali sensitiv, përfshirë edhe fletëvotimet, janë shpërndarë nëpër të gjitha Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, në të gjithë Kosovën. Sipas planifikimeve, ky material do të shpërndahet nëpër Qendra Votimi në orët e hershme të ditës së nesërme, e diele”, tha ai.

Qendrat e votimit pritet të hapen në ora 07:00 të mëngjesit dhe të njëjtat do të mbyllen në ora 19:00 të mbrëmjes.