KQZ dërgon fletëvotimet me vulë të RKS-së në veri

Veriu i Kosovës është pjesë e pandashme për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe të shtunën edhe në pjesën me banorë me shumicë serbe KQZ do të shpërndajë fletëvotimet dhe vulat e Kosovës, në të cilat pritet edhe votimi i popullatës serbe.

Lajme

20/10/2017 22:20

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një intervistë për Tribuna Channel ka thënë se materiali sensitiv i zgjedhjeve do shpërndahet në veri në të njëjtën kohë sikurse në të gjitha pikat tjera në Kosovë.

E pyetur se pse ajo vet ose edhe vënguesit ndërkombëtarë nuk kanë vizituar asnjëherë ndonjë qendër të votimit në veri, Daka ka thënë se kjo ka të bëjë vetëm me angazhimin e madh të saj në qendër të KQZ-së.

Daka ka folur edhe për vëzhguesit ndërkombëtar që do ta monitorojnë këtë proces zgjedhor, duke thënë se prezenca e tyre është shumë e rëndësishme.