KQZ: Certifikimi i rezultateve ka gjasa të ndodhë nesër

Pas rinumërimit të 23 vendvotimeve si dhe hedhjes poshtë nga PZAP-i të ankesës së kandidatit të koalicionit LDK-AKR, Vehbi Imeri, certifikimi i rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjasa të bëhet nesër.

Lajme

07/07/2017 16:12

Këtë e ka konfirmuar për Express, Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Mund ta konfirmoj se certifikimi i rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjasa të bëhet nesër”, është shprehur Elezi.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori dje vendim për të rinumëruar 23 vendvotime për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, rinumërime këto që përfunduan dje në mbrëmje.