Kozhuv-Peja, kjo skuadër kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike – Lajmi.net
Kozhuv-Peja, kjo skuadër kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike
Autori: Lajmi.net BasketbollSport 21:43, 15 March 2017
Pavarësisht humbjes sonte në Gjevgjeli ndaj Kozuvit, Peja është kualifikuar në gjysmë×nale të Ligës Ballkanike.

Verdhezinjtë arritën në TOP 4-she, falë ×tores nga ndeshja e parë në “Karagaç” me epërsi prej 17 pikëve, duke bërë kështu që fitorja e sontme e Kozuvit, të mos ketë fare vlerë për ta.

Kualifikimi i Pejës u rrezikua kah mesi i çerekut të katërt, kur me pikët e Kenyon McNeal, epërsia e vendasve u rrit në 16 pikë, 74-58, por më pas pikët e njëpasnjëshme nga Miljanic, Abramovic, Veseli dhe Rundles, bënë që të krijohet seri prej 9-0, gjë që dha qetësi të mjaftueshme për fund skuadrës pejane.

Qendra amerikane Jamie Skeen ishte më i dalluari te Peja me 22 pikë, ndërsa atij i mungoi vetëm edhe një kërcim për të arritur shifrat e double-double. Në anën tjetër, Bojan Krstevski (20) dhe Kenyon McNeal Jr. (19), ishin lokomotivë e kësaj fitoreje të Kozuvit.

Peja në gjysmëfinale do të jetë kundërshtare e skuadrës tjetër nga Maqedonia, Kumanova.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Fjalët kyçe: BIBL, Peja

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball
  • Play Stealth Sniper
  • Play World Soccer Champion