Kovacic: Liverpool nuk do ta fitoj Premierligën shkaku i këtij lojtari

Mateo Kovacic ka bërë një deklaratë qesharake për Dejan Lovrenin.

Sport

14/11/2018 11:44

Mateo Kovacic ka thënë se Liverpool nuk do ta fitoj në këtë sezon Premierligën.

“Liverpool nuk do të bëhet kampion i Anglisë”, ka thënë fillimisht kroati, përcjell “lajmi.net”.

“Pse? Sepse ata e kanë në skuadër Dejan Lovrenin (qesh)”, ka shtuar kroati duke bërë shaka me bashkëkombësin e tij.

Kujtojmë se Lovren kishte thënë në disa intervista se ai është mbrojtësi më i mirë në botë, pasi ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve dhe në atë të Kampionatit Botëror. /Lajmi.net/