Kovacic largon një mesfushor nga Real Madrid (FOTO)

Marcos Llorente do të largohet nga Real Madrid.

Sport

18/08/2017 11:37

Paraqitja e mirë e Mateo Kovacic në Superkupën e Spanjës do të sjellë largimin e një futbollisti nga Real Madrid.

Sipas AS, këto paraqitje të mira të Kovacicit kanë bërë që mesfushori Marcos Llorente të kërkojë largimin nga Santiago Bernabeu.

Llorente në tre ndeshjet zyrtare të Realit ndaj Manchester Unitedit dhe Barcelonës, jo që nuk luajti asnjë minutë, por nuk u ftua fare nga trajneri Zidane. /Lajmi.net/