Kovacic: Lamtumirë Real Madrid

Mateo Kovacic mund të gjejë një ekip të ri, pasi nuk konsiderohet titullar i rregullt, te ekipi nga Santiago Bernabeu.

Sport

20/06/2018 11:16

Mateo Kovacic pritet të largohet nga Real Madrid.

Mediat spanjolle kanë njoftuar se mesfushori kroat mund të gjejë një ekip të ri, pasi nuk konsiderohet titullar i rregullt, te ekipi nga Santiago Bernabeu.

Kovacic ka filluar të zgjojë interesim nga klube të ndryshme evropiane, përcjell “lajmi.net”.

Ai mund të rikthehet në Serie A ku kërkohet nga Juventus. /Lajmi.net/