Kovacic kthehet në Serie A, te rivali i madh i Interit

Mateo Kovacic ka ofertë të re për rikthim në Serie A.

Sport

12/05/2018 10:37

Mateo Kovacic është një ide konkrete për mesfushën e Juventusit.

Kroati i Real Madridit i pëlqen “Bianconerëve” para rihapjes së afatit kalimtar të verës.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Kovacic mund të rikthehet në Serie A te skuadra e Juventusit, në rast të largimit të Miralem Pjanic, përcjell “lajmi.net”.

Kovacic ka të kaluar të suksesshme nga Kampionati italian gjatë kohës ku ishte pjesë e Interit. /Lajmi.net/