Kovacic: Inter, si Real e Barcelona

Mesfushori i Interit, Mateo Kovacic ka insistuar se nuk dëshiron të transferohet në Real Madrid ose Barcelonë.

Merkato

15/07/2015 10:11

Mesfushori i Interit, Mateo Kovacic ka thënë se nuk ka arsye të largohet nga Giuseppe Meazza pasi beson se skuadra nga Serie A është në nivel të njëjtë me Barcelonën dhe Real Madridin.

21-vjeçari spekulohet me largim nga “Nerazzurrët”.

Por, ai ka bërë të qartë se dëshiron të mbetet në Milano.

“Dua të tregoj se e meritoj të qëndroj në Inter, dua të fitoj me këtë fanellë. Inter është si Real Madrid ose Barcelona”, deklaroi ai për “Gazzetta dello Sport”.

“Dua të mbetem këtu, nuk dua të largohem, raporti im me Interin do të jetë i gjatë”, shtoi ai. “Klubi asnjëherë nuk më ka thënë se dëshiron të më shesë”, theksoi kroati.