Kovac zbulon metodën si e mbajti Lewandowskin në Bayern Munich

Niko Kovac ka zhvilluar biseda "inspiruese" me sulmuesin Robert Lewandowski.

Sport

24/08/2018 13:39

Trajneri i ri i Bayern Munichut, Niko Kovac ka zhvilluar biseda “inspiruese” me sulmuesin Robert Lewandowski.

Reprezentuesi polak kërkoi largimin nga kampioni i Bundesligës, gjatë verës.

Por, Kovac zbuloi si arriti ta bind që të mbetej në klub.

“Si autsajder, ju duhet të hyni në këpucët e tij”, u shpreh Kovac për “Bild”, përcjell “lajmi.net”.

“Ai e ka shprehur veten në mënyrë shumë profesionale”, theksoi strategu.

“Nuk ka shfaqur gatishmëri për grevë ose të ulet në tribuna. Kjo flet në favor të tij. Bisedimet tona ishin shumë inspiruese, jo si trajner por nga niveli personal”, deklaroi Kovac. /Lajmi.net/