Kovac optimist për shortin me Liverpool

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, është shprehur optimist pasi Bayern ka mësuar se për kundërshtar do ta ketë Liverpoolin.

Sport

17/12/2018 18:14

Ai beson se “The Reds” janë kundërshtari më i vështirë i mundshëm që Bayerni mund ta kishte përball, por njëkohësisht ka shprehur besimin për kualifikim tutje.

“Të gjithë do të shohim një ndeshje fantastike. Është shorti më i vështirë që mund të kishim” ka thënë ai, shkruan “Metro”, transmeton lajmi.net.

“Liverpool vitin e kaluar kishte prekur finalen dhe janë në krye të Premierligës, si dhe favoritë për Ligën e Kampionëve” ka thënë tutje kroati.

“Ne jemi Bayerni, dhe jam i sigurt se Liverpool e di se duhet të udhëtojnë këtu për ndeshjen e dytë. Shanset janë 50-50. Do të shohim se çdo të ndodh. Jam shumë optimist për kalimin tutje” ka përfunduar trajneri i kampionëve në fuqi të Bundesligës.

Bayern – Liverpool padyshim do të jetë ndeshja më interesante në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/