Kovac: Ky futbollist nuk do të largohet nga Bayern Munich

Nico Kovac ka bërë të ditur se Robert Lewandowski nuk do të largohet nga Bayern Munich.

Sport

03/07/2018 09:56

Trajneri i ri i Bayern Munichut, Nico Kovac ka bërë të ditur se Robert Lewandowski nuk do të largohet nga klubi.

Sulmuesi polak ka zgjuar spekulime rreth largimit nga skuadra kampione e Bundesligës.

Por, Kovac ka theksuar se planifikon ta ketë Lewandowskin në ekip për sezonin e ri.

“Nuk ka asnjë risi. E kam telefonuar dhe e kam njoftuar për mendimin tim. Mezi pres ta kem në ekip”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”.

“Është futbollit i madh, sulmues i nivelit botëror  që ka bërë shumë dhe do të bëjë edhe më shumë në të ardhmen”, theksoi Lewandowski. /Lajmi.net/