Kovaç kërcënon Prishtinën e Pejën

Basketbollisti serb, Mirko Kovaç është shprehur optimist se skuadra e tij rumune Craiova do të arrijë të shënojë fitore në dy duelet në Kosovë kundër Sigal Prishtinës dhe Pejës. Muajin e ardhshëm, Craiova do ta vizitojë Prishtinën dhe Pejën për të zhvilluar dy duele në kuadër të Ligës Ballkanike. Dhe, Kovaç beson se skuadra e…

Sport

15/11/2013 16:10

Basketbollisti serb, Mirko Kovaç është shprehur optimist se skuadra e tij rumune Craiova do të arrijë të shënojë fitore në dy duelet në Kosovë kundër Sigal Prishtinës dhe Pejës.

Muajin e ardhshëm, Craiova do ta vizitojë Prishtinën dhe Pejën për të zhvilluar dy duele në kuadër të Ligës Ballkanike.

Dhe, Kovaç beson se skuadra e tij do të mund të fitojë në të dyja përballjet, pavarësisht faktit se Sigal Prishtina është aktualisht lidere në tabelë me tri fitore dhe një humbje.

“Nuk dua të përzihem në politikë, por vet fakti se kemi mjaft basketbollistë nga Serbia, dhe se në fillim të dhjetorit do të jemi mysafirë në Kosovë, në Pejë dhe në Prishtinë, i jep këtyre ndeshjeve rëndësi të veçantë, dhe neve si basketbollistë një motivim shtesë. Pritet atmosferë e zjarrtë. Jemi të gatshëm për gjithçka dhe shpresoj që nga kjo mini turne në Kosovë të kthehemi me dy fitore”, deklaroi Kovaç për b92.net.