Kovac i kënaqur me paraqitjen e Bayern: “Performanca më e mirë e sezonit”

Bayern Munich ka shënuar fitore të madhe në udhëtim tek Hannover, duke fituar me rezultatin 0:4.

Sport

15/12/2018 19:16

Me këtë ndeshje, bavarezët kanë treguar se janë duke u rikthyer furishëm në garën për titull.

Tejet i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve ka mbetur edhe Niko Kovac, i cili ka thënë se kjo ishte paraqitja më e mirë e sezonit.

“Skuadra luajti mirë për 90 minuta dhe kemi krijuar shumë shanse. 4:0 është shumë pak, ne kemi lëshuar tri apo katër raste të sigurta” ishin fjalët e trajnerit kroat pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Kjo ishte performanca më e mirë e sezonit, dhe do të doja t’i komplimentoja të gjithë lojtarët për këtë” ka thënë tutje Kovac.

Bayern tashmë ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Bundesliga. /Lajmi.net/