Kourtney Kardashian me të dashurin kalojnë ditën në super-jahtin në Portofino

Kourtney Kardashian dhe i dashuri i saj, Younes Bendjima duken komod derisa po relaksoheshin në Portofino.

ShowBiz

01/07/2018 10:01

39 vjeçarja, nënë e tre fëmijëve dhe Younes po shijojnë rrezet e diellit në bregdetin italian, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Kourtney dukej e mrekullueshme në bikini të gjelbër, derisa po rrezitej pranë të dashurit të saj.

Në pushime, çiftit i ishin bashkuar edhe disa miq të tyre, por ylli televiziv kishte me vete edhe dy fëmijët e saj.

Kourtney dhe Younes, 25 vjeç, janë në lidhje për rreth tetë muaj, ndërsa u takuan në “Javën e Modës” në Paris, vitin e kaluar.

Këto nuk janë imazhet e vetme të Kourtneyt nga pushimet në Itali, ngase gjatë gjithë kohës kanë qarkulluar pamje nga pushimet e saj në brigjet e Italisë. /Lajmi.net/