Koulibaly tek Juve? Ja çfarë thotë agjenti i lojtarit

Kalidou Koulibaly është një prej qendër mbrojtësve më të kërkuar në botë aktualisht.

Sport

21/02/2019 15:31

Anëtari i i Napolit ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme në dy sezonet e fundit, duke tërhequr kështu vëmendje të madhe nga gjigantët evropianë.

Një nga skuadrat që është përmendur është edhe ajo e Juventus, mirëpo agjenti i lojtarit ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

“Koulibaly tek Juvnetus? Ai është shumë afër Napolit, klubit dhe mbi të gjitha qytetit. Nuk mendoj se ai do të tradhtonte ata duke shkuar tek Juventus” ka thënë Bruno Satin, transmeton lajmi.net.

Komentet e Satinit janë një lajm i mirë për tifozët e Manchester United dhe Chelsea, pasi skuadrat angleze po kërkojnë shërbimet e tij që nga afatit kalimtar verorë. /Lajmi.net/