Koulibaly, objektiv i Realit

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është objektiv i Real Madridin për afatin kalimtar të janarit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Sport

13/11/2014 19:07

Nuk është vetëm Manchester United. Kalidou Koulibaly, mbrojtës 23-vjeç i Napolit është shndërruar edhe në objektiv të kampionit në fuqi të Evropës, Real Madrid.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, paraqitjet e shkëlqyeshme të francezit në formacionin e trajnerit Rafael Benitez kanë zgjuar interesim të gjigantit nga Santiago Bernabeu, që së shpejti mund të fillojë përpjekjet për transferimin e tij.

Koulibaly mund të ndërrojë mjedis menjëherë gjatë afatit kalimtar të janarit.