“Koulibaly është mbrojtësi më i mirë në botë”

Kalidou Koulibaly është mbrojtësi më i mirë në botë, madje edhe më i mirë se Sergio Ramos, ka thënë Guglielmo Stendardo.

Sport

17/10/2018 21:17

Ish mbrojtësi i Juventusit, Lazios e Atalantas, ka thënë se mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, është mbrojtësi më i mirë në botë aktualisht.

“Koulibaly është aktualisht mbrojtësi më i mirë në botë. I vetmi që i afrohet atij është Sergio Ramos, i cili sipas mendimit tim është inferior ndaj lojtarit të Napolit”, ka thënë Stendardo.

“Ai është përmirësuar shumë gjatë tre viteve nën drejtimin e Maurizio Sarrit kur është fjala për të luajtur me topin në këmbët e tij”./Lajmi.net/