Kotzias: Muajin e ardhshëm do kemi zhvillime pozitive me Shqipërinë

Pas firmosjes së marrëveshjes më Maqedoninë për çështjen e emrit, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka folur edhe për negociatat me Shqipërinë, duke u shprehur optimist.

Lajme

17/06/2018 22:00

Numri një i diplomacisë  greke i ka thënë gazetarëve grekë se “muajin e ardhshëm do të kemi zhvillime pozitive edhe më Shqipërinë”. 

Sipas këtyre deklaratave, ministri grek duket se parashikon që të mbyllen edhe negociatat me palën shqiptare, të cilat zgjatën gati 7-8 muj dhe të finalizohen me firmosjen e marrëveshjes mes dy kryeministrave, Tsipras dhe Rama.

Deklaratat e Kotzias u bënë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Maqedoninë./Oranews