Kotzias: Marrëveshja është patriotike, me kompromis nga të dyja palët

Marrëveshja është patriotike dhe na ndihmon që t’i përqendrojmë forcat aty ku kemi probleme, tha shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias, në Kuvendin grek gjatë debatit për votë besimit të qeverisë.

Lajme

16/06/2018 23:00

Kotzias sqaroi se është bërë kompromis në marrëveshje, sepse siç tha, “vetëm nëse fiton në luftë, atëherë ka marrëveshje pa kompromis”.

Siç njofton korrespondenti i AIM-ës nga Athina, në lidhje deklasifikimin e dokumenteve nga MPJ e Greqisë, Nikos Kotzias tha se ka marr leje që t’i përdor. I kishte të gjitha propozimet nga ndërmjetësuesi Nimetz (Maqedonia e Vardarit, Maqedonia e Epërme, Maqedonia-Shkupi, Maqedonia Veriore) dhe tha se të gjitha emrat përveç Maqedonisë Veriore, kanë qenë jo të pranueshme nga qeveritë e kaluara greke.

Në lidhje me emrin e dakorduar, shefi i diplomacisë greke tha se pikërisht ky emër nga qeveritë e kaluara greke është pranuar që të bisedohet.