KOSTT merr gjobë në vlerë prej 25 mijë eurove nga OSHP-ja

KOSTT i cili menaxhon Sistemin e Transmisionit të Kosovës duke operuar me nivele të tensionit të lartë ka marrë një gjobë në vlerë prej 25 mijë eurove nga Organi Shqyrtues i Prokurimit –OSHP. Gjoba ka ardhur pas shkeljeve flagrante të ligjit të prokurimit që ka bërë ky institucion.

Lajme

06/05/2018 15:24

Për mos zbatim të një urdhërese që “Gjykata e tenderëve” ia bëri me datë 29 janar 2018, KOSTT është udhëzuar që gjobën ta paguaj brenda 15 ditëve, ndërsa është kërkuar që menaxherit të prokurimit t’i merret licenca e prokurimit, shkruan lajmi.net.

Ky vendim është marrë nga paneli në përbërje prej, Nuhi Pacarizi – kryetar, Blerim Dina- referues dhe Goran Milenkovie -anëtar.

Fillimisht, autoriteti kontraktues kishte publikuar “Njoftimin për anulimin e dhënies se kontratës”. Me datën 01 dhjetor 2017 ka njoftuar kompaninë “Delta Security” me letrën standarde për tenderuesin e pasuksesshëm dhe me 04 dhjetor 2017 ka publikuar njoftimin për dhënie te kontratës për kompaninë “Security Code”. Kompania ankuese “Delta Security” me 03 dhjetor 2017 ka parashtruar kërkese rishqyrtimi, e njëjta është refuzuar nga autoriteti kontraktues.

“Delta Security”, si palë e pakënaqur ka deponuar ankesë në OSHP, më 16 tetor 2017 kundër vendimit për aktivitetin e prokurimit “Sigurimi fizik i objekteve te KOSTT”, duke pretenduar se AK-ja ka bërë shkelje të nenit Neni 7 i LPP-se- Barazia ne Trajtim/ Jo Diskriminimi; Neni 17 i LPP-se- Llogaritja e Vlerës se Parashikuar te Kontratës për shërbime; Neni 28 i LPP-se- Specifikirnet teknike; Neni 59 i LPP-se- Ekzaminimi, Vlerësimit dhe Krahasirni i Tenderëve; Neni 60 i LPP-se- Kriteret për Dhënien e Kontratës.

Pas pranimit te ankesës, OSHP ka autorizuar ekspertin shqyrtues profesional për shqyrtimin e ankesës se OE ankues , Eksperti shqyrtues profesional i OSHP-se ne raportin e dt: 02. 11. 2017, ka konstatuar se pas shqyrtimit dhe analizimit te lëndës mendimi i ekspertit është që të mbetet në fuqi vendimi i AK-së “Njoftimi për dhënie të kontratës” i autoriteti kontraktues.

Por, me datë 13 nëntor 2017,OSHP-ja, marr vendim, me të cilin aprovohet, si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik “Delta Security” lidhur me aktivitetin e prokurimit “Sigurimi fizik i objekteve KOST”, dhe anulohet, vendimi i AK-se KOSTT, lidhur me këtë aktivitetin të prokurimit dhe lënda të kthehet ne rivlerësim.

Me pas Autoriteti kontraktues KOST formon komisionin për rivlerësimin e ofertave dhe prap rekomandon për dhënie te kontratës te njëjtin operator ekonomik dhe me ketë publikon njoftimin për dhënie te kontratës. AK ka publikuar ne e-prokurim “Njoftimin për anulimin e dhënies se kontratës”. Me 01 dhjetor 2017 ka njoftuar OE “Delta Security” me letrën standarde për tenderuesin e pasuksesshëm dhe me datën 04 dhjetor 2017 ka publikuar njoftimin për dhënie te kontratës. OE ankues me 03 dhjetor 2017 ka parashtruar kërkese për rishqyrtim. E njëjta është refuzuar nga AK.

Operatori ekonomik ankues “Delta Security”, si pale e pakënaqur, ka deponuar ankesë ne OSHP me datë 21 dhjetor 2017, kundër vendimit me aktivitetin e prokurimit: “Sigurimi fizik i objekteve te KOSTT”, duke pretenduar se autoriteti kontraktues, lidhur me këtë aktivitet te prokurimit, ka bërë e shkelje në këto dispozitave te LPP-se: Shkelje e nenit 7 të LPP-se; shkelje e nenit 28 te LPP-se; shkelje e nenit 59 te LPP-se; shkelje e nenit 131 te LPP -se.

Pas pranimit të ankesës, OSHP ka autorizuar ekspertin shqyrtues për shqyrtim të ankesës se OE, ankues i cili me date 09 janar 2018 ka dorëzuar raportin e ekspertizës ku ka rekomanduar qe të refuzohet ankesa e OE ankues, ndërkaq të mbetet ne fuqi vendimi i AK-se për aktivitetin e lartpërmendur.

Me 29.01.2018, OSHP-ja merr Urdhërese ku urdhërohet Autoriteti Kontraktues “KOSTT sh. a”, që të respektojë vendimin e Panelit shqyrtues të datës 13 nëntor 2017, dhe obligohet autoriteti kontraktues qe brenda 5 ditëve te njoftoj Panelin Shqyrtues te OSHP-se, për veprimet e marra ne lidhje me aktivitetin e prokurimit “Sigurimi fizik i objekteve te KOSTT”.

Operatori ekonomik ankues “Delta Security” , si pale e pa kënaqur, ka deponuar ankese ne OSHP me 02.03.2018, kundër vendimit te AK-se lidhur duke pretenduar se autoriteti kontraktues, nuk po i respekton vendimet e OSHP-se.

Pas pranimit te ankesës, OSHP ka autorizuar ekspertin shqyrtues për shqyrtimin e ankesës se OE ankues i cili me date 14.03. 2018 ka dorëzuar raportin e ekspertizës duke rekomanduar që aktiviteti i prokurimit te kthehet ne rivlerësim.

Ne seancën e shqyrtimit kryesor te 21.03.2018, ku kanë qenë te gjitha palët, u shqyrtuan shkresat e lëndës duke e bërë kontrollimin dhe analizimin e dokumentacionit për procedurën e prokurimit.

Paneli shqyrtues konstaton se, duke marrë për bazë pretendimet ankimore që lidhen me këtë ankesë dhe mënyrën se si është udhëhequr ky aktivitet i prokurimit (kërkesat e dosjes ) dihet që AK ne njërën anë ka kërkuar page neto minimale prej 230 euro për secilin punëtor dhe në anën tjetër ka kërkuar që të respektohet Ligji i Punës gjë qe janë kundërthënëse. “Por megjithatë sipas dosjes, AK ka kërkuar pagën minimale neto prej 230 Euro, atëherë nënkupton se paga bruto kur përfshinë kontributet dhe tatime arrin ne 261.11 qe do te thotë ne emër te pagës për Rid punetor OE do te pagua j 261.11 €, dhe nëse marrim si baze numrin e te punësuarve prej 52 punëtoreve atëherë vetëm për këta punëtor për paga dhe kontribute dhe tatim ne burim sipas normave aktuale do te kemi një kosto prej : 261.1 1×52= 13,577.72 E për një muaj, atëherë kostoja vetëm për paga te rregullta na rezulton 13,577.72×36=488,799.92 Euro”, ka konstatuar Paneli Shqyrtues.

“Por nëse i përmbahemi Ligjit te Punese apo Udhëzimeve administrative te MPMS atëherë dalin edhe shume implikime tjera financiare siç është rasti me nderimin e natës , pushime vjetore apo mjekësore rastet e lehonisë, ditët e tetave , vikende etj. Shembull veç nëse i referohemi nderimit te nate i cili sipas Ligjit te punës ndërrimi i Imes fillon nga ora 22:00 deri ne orën 6 te mëngjesit atëherë na rezulton se për tri vite kemi 365 ndërrime nate qe duhet paguar me normën mbi 30% për ora te nate (neni 56 i Ligjit te punës) qe nënkupton se për 36 muaj kemi një kosto shtesë prej 28,591.79€. Sipas ligjit te punës punëtoret kane te drejtën e pushimit vjetor me pagesë 100% dhe nëse bëhet ndërrimi i 52 punëtorëve për tri vite nënkupton se duhet angazhuar 156 punëtor tjerë me pagën prej 261.11x 156=40,733.16 E plus edhe këtu duhet shtuar 30% për ndërrimit të nate. Përveç kësaj nëse i marrim për baze vikendet apo ditët c festave duhet paguar me 50% shtese përtej pagës apo pagesat tjera qe lindim për shkak te pushimeve mjekësor, andaj duke u nisur nga ky sqarim nënkuptohet qe oferta prej 504,878.40 është me e ulet so sa kostoja e punëtoreve pa hyre ne analiza tjera qe parashihen me udhëzime administrativ dhe ligjin e panes vetëm kjo kosto na rezulton me e lart”, konstaton paneli shqyrtues.

Sipas panelit të OSHP-së, nëse merret për bazë paga neto si baze për kalkulim prej 230 euro n atëherë vihet deri te kalkulimi 1. Në emër te 52 punëtoreve kemi kosto prej …. 488,799.92 euro. 2. Ne emër te ndërrimit te natës me 30% 28,591.79 euro. 3. Zëvendësimi për pushime prej 156 punt… 40,733.16 euro. Kemi një kosto 558,124, 62  euro.

Ne koston totali nuk përfshihet TVSH , vikendet, polisat e sigurimit pastaj pagat qe duhet kompensua ne rast te vdekjes apo pushimeve tjera qe parashihen me udhëzime administrativ dhe Ligjin e Punës.

Andaj, Paneli shqyrtues konstaton se mos respektimi i Urdhërese për zbatimin e vendimit nr. 386/17, i datës: 13.11.2017 nga ana e AK-se KOST, e detyron Panelin shqyrtues qe konform dispozitave ligjore te nenit 131 të’ LPP-se, te veproj ndaj autoritetit kontraktues, për shkak se janë bërë shkelje të rënda esenciale ta LPP-se, duke mos u zbatuar Urdhëresat e PSH. nr. 525/17, t dt: 29.01.2018 dhe vendimi i PSH. nr. 386/17, i datës: 13.11.2017.

Paneli shqyrtues do te kërkoj nga KRPP-ja, qe në pajtim me nenin 25.9 te LPP-së, që t’i anulohet licenca e prokurimit menaxherit të prokurimit te autoriteti kontraktues KOST, me kërkesën e Organit Shqyrtues te Prokurimit, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik do të vazhdoj me procedurat e theksuara në paragrafin 8 te nenit 25 ta LPP-se. /Lajmi.net/