KOSTT-i shkel Ligjin e prokurimit

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT e ka shkelur Ligjin e prokurimit në tenderin për bartjen dhe montimin e dy transformatorëve në Berivojcë dhe Viti.

Lajme

24/11/2014 08:06

Gjykata e Tenderëve ka konstatuar se KOSTT-i e kishte rekomanduar për kontratë kompaninë “UKAB”, e cila ishte e papërgjegjshme pasi nuk i kishte plotësuar kërkesat konform dosjes së tenderit dhe njoftimit për kontratë, shkruan Koha Ditore.

Është kërkuar nga KOSTT-i që këtë procedurë të prokurimit ta kthejë në rivlerësim.

E KOSTT-i e ka anuluar në tërësi këtë tender që peshon 680 mijë euro.

Edhe pse OSHP-ja ka kërkuar që procesi të kthehet në rivlerësim, KOSTT-i bazë për anulim e ka marrë vendimin e OSHP-së. .