#KosovoEverywhere me garë të fotografive

Vera e vitit 2014 do te jetë verë për Kosovën. Çdo njeri që ka ndonjë lidhje me Kosovën mund të tregojë që shteti i tij është anë e mbanë botës.

Fun

17/07/2014 16:17

Ideja është e thjeshtë: shko në një vend të caktuar dhe bëje një fotografi me një simbol të Kosovës (për shembull me flamur).

Pastaj ngarko fotografinë në faqen e Facebookut, në Twitter , Google+ ose Instagram të Kosovo Diasporës duke shtuar gjithmonë hashtagun #KosovoEverywhere.

Ekipi i Kosovo Diaspora-së do t’i mbledhë të gjitha fotografitë dhe do t’i vendosë në një album të veçantë duke i publikuar ato për tërë botën në Facebook dhe në ketë mënyre do ta prezantojë Kosovën gjithandej.

Pas sezonit veror juria kosovare do të përzgjedhë tri fotografitë më të mira dhe do t’i shpërblejë si vijon:

Vendi i parë do të fitojë një MiniIpad;
Vendi i dytë Googl nexus; 
Vendi i tretë një Ipod nano.

Natyrisht që qëllimi më i madh është që t’i tregojmë botës përmes fotografive se kush jemi.

 

 
Për më shumë informacione: https://www.facebook.com/KosovoDiaspora