Kosovës i vjen një përforcim i madh për ndeshjen me Kroacinë (FOTO)

Arbër Zeneli pritet të jetë njëra nga prurjet e reja të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Kroacisë.

Sport

26/09/2016 16:23

Anësori që aktivizohet në Holandë te Heerenveen, në një intervistë për ‘Telegraaf.nl’ ka deklaruar se shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kroacisë, dhe sqaruar edhe arsyet se pse e zgjodhi Përfaqësuesen e Kosovës, duke hequr dorë nga Suedia.

Zeneli është në pritje të lejes së FIFA-s për ndeshjen me Kroacinë, të cilën pritet ta merr gjatë kësaj jave.

“Ishte një zgjedhje e vështirë, por mendoj se kam vepruar drejtë”, deklaron Zeneli, përcjell Lajmi.net.

“Kosova më donte mua, edhe gjatë kohës sa isha te Elfsborg. Më dëshironte më shumë se Suedia. Kam menduar shumë muajt e fundit për këtë gjë. Kosova ka nisur një projekt të veçantë dhe unë doja të isha pjesë e tij”.

“Unë shpresoj të bëjë debutimin në ndeshjen e ardhshme për Kosovën (ndeshjet me Kroacinë dhe Ukrainën), por së pari duhet të mendoj për PSV-në”, shton Zeneli.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.