Kosovës do t’i mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm për dy ndeshjet e radhës

Kosova do të ketë mungesa në dy ndeshjet e nëntorit.

Sport

13/11/2018 09:04

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Maltën (17 nëntor) dhe Azerbajxhanin (20 nëntor).

Përfaqësuesja jonë nuk do ta ketë me gjasë në dispozicion Mërgim Vojvodën, që ka pësuar një lëndim jo edhe aq serioz, shkruan “lajmi.net”.

Por, kjo nuk është e vetmja mungesë, pasi te Kosova do të mungoj edhe Bersant Celina, ndërsa Bernard Callandes ka arsyetuar se ai është i lënduar.

Mërgim Vojvoda është grumbulluar me lojtarët e tjerë të skuadrës, mirëpo që ai vetëm ka shikuar nga afër stërvitjet një orëshe.

Ende nuk dihet nëse ai do të luajë ndaj Maltës, e që me gjasë do të luajë ndaj Azerbajxhanit. /Lajmi.net/