Kosovë – Serbi, “bombë” nga UEFA

Kosova mund të pranohet ne UEFA më herët nga sa ishte menduar.

Sport

12/02/2016 11:57

Qeveria europiane e Futbollit, në Kongresin e radhës (më 25 shkurt, i jashtëzakonshëm, më 3 maj i rregullt) do të shqyrtojë propozimin për pranimin e Kosovës si anëtare me te drejta të plota, raporton televizioni serb, B92.

Momentalisht Federata Kosovare e Futbollit mund të luajë vetëm ndeshje miqësore por pa simbole shtetërore, përcjell “Albeu.com”.

Në rast se UEFA e pranon Kosovën si anëtare me të drejta të plota, atëherë ajo mund të marrë pjesë në eleminatoret e Euro 2020, ndërsa klubet e Superligës së Kosovës ne Kupat e Europës.