Kosovë: Ngritën temperaturat, nga java ardhshme sërish borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht është zbutur moti, ndërkohë nga java e ardhshme do të ketë të reshura të borës.

Lajme

12/01/2017 15:30

IHMK ka njoftuar se Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga jugu dhe juglindja. Në këto kushte do të mbajë mot  i vranët dhe me intervale me diell të cilat rreze do ta zbusin këtë situatë të acartë që mbretëroi ditëve të fundit.

Gjatë natës temperaturat do të bijën deri -8 gradë Celsius, kurse gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius. Shtypja atmosferike nesër do të shënoj vlerat nën normalen me çka dita e shtune sërish pritet që të këtë zhvillim vranësirash të cilat do te shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Të dielen parashihet te mbajë mot me vranësira te shpërndara dhe intervale me diell.Temperaturat minimale do te zbresin deri në -8 gradë Celsius kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 0 der 1 C Celsius.

Gjatë kësaj periudhe parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi deri 8m/s.

Java e ardhshme parashihet të jetë me reshje bore por temperaturat nuk do të zbresin shumë, minimalet  do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvi zin ndërmjet -4 dri 0 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja. /Lajmi.net