Kosovë – Maqedoni, ja cili televizion e transmeton ndeshjen

.

Sport

02/08/2017 15:00

Sot me fillim nga ora 20:15 Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është nikoqire e Maqedonisë në ndeshjen që do të zhvillohet në kuadër të Grupit C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejtë në televizionin publik RTK, ndërsa biletat janë në shitje në lokacionet sheshi “Zahir Pajaziti” dhe tek obelisku New Born.

Duhet theksuar se krahas Kosovës dhe Maqedonisë, në Grupin C bën gara edhe Estonia. Ndeshjet e para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” do të zhvillohen prej 2 deri më 19 gusht 2017.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për organizim sa më të mirë të kësaj ndeshje, e cila është e rëndësisë së veçantë, për arsye se është e para dhe luhet para shikuesve tanë, andaj edhe mobilizimi është maksimal në të gjitha aspektet.