Kosovë – Kroaci, shtyhet dalja në shitje e biletave

Shitja e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Kroacisë nuk do të fillojë sot.

Sport

28/09/2016 15:08

Biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Kroacisë në kuadër të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018” nuk do të dalin në shitje sot, por nesër (të enjten).

Biletat kanë pasur të dalin sot në shtije, por është shtyrë ky proces, shkruan “Lajmi.net”.

Ato do të mund t’i gjeni në pikat kryesore të “Money Gramit” nga ora 8:00 e mëngjesit

Pika kryesore e “Money Gram” gjendet përball objektit për regjistrimin e automjeteve.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.