Kosovë – Kroaci, probleme në Shkodër

Qytetarët shkodranë e kanë kritikuar Federatën e Futbollit të Kosovës që nuk u ka lënë bileta në dispozicion për t’i blerë në qytetin e tyre.

Sport

06/10/2016 09:41

Shkodra është nikoqir i lojës Kosovë- Kroaci.

Mirëpo, qytetarët shkodranë e kanë kritikuar Federatën e Futbollit të Kosovës që nuk u ka lënë bileta në dispozicion për t’i blerë në qytetin e tyre.

Shumë nga ta i kanë thënë “Zërit” se kërkoni bileta pasi kishin shumë dëshire për ta shikuar Kosovën, por assesi nuk kanë gjetur.

Përkundër hidhërimit në FFK, shkodranët i urojnë suksese Kosovës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.