Kosovë – Kroaci, lajm i madh për të gjithë tifozët që u ankuan se u “plaçkitën” para ndeshjes

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas ankesave.

Sport

08/10/2016 13:49

Federata e Futbollit të Kosovës, kishte paralajmëruar të gjithë tifozët e Kombëtares së Kosovës që të kenë kujdes se çka marrin me vete për në Shkodër.

Shumë tifozë të kombëtares kosovare në stadiumin “Loro Borici”, u detyruan të largonin të gjitha parat e hekurta nga xhepi pasi kjo gjë ishte e ndaluar, shkruan Indeksonline.

Ata kërkojnë që të din se nga shkuan këto para, e disa të tjerë as nuk e kanë parë paralajmërimin e FFK-së për këtë gjë.

Paralajmërimi i plotë nga FFK:

*GJËSENDET E NDALUAR NË STADIUM

Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdo lloji, fishekzjarrëve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë, shkruhej në njoftimin e FFK-së.

Megjithëse shumica e gjërave ishin të ndaluara, në stadiumin “Loro Borici”, kishte kioska ku mund të blihej gjëra ushqimore, ndërsa kusuri u rikthehej tifozëve para metalike. Madje, në ndeshjen Kosovë – Kroaci, një tifozë e kishte gjuajtur me “shkreps” lojtarin kroatë, Brozovic.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.