Kosovë – Kroaci, ku kanë mbetur biletat? (FOTO)

Janë shfaqur probleme në blerjen e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Kroacisë.

Sport

29/09/2016 11:57

Biletat për ndeshjen Kosovë – Kroaci, që zhvillohet më 6 tetor në Shkodër, sot kanë dalë në shitje.

Mirëpo, shumë shpejt kanë filluar ankesat e tifozëve. Në Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan e Podujevë nuk janë hapur fare pika të shitjes, gjë që i ka zhgënjyer tifozët nga këto anë, raporton “Zëri.info”.

Ndërsa, në Prizren janë tri pika të shitjes, dy në Suharekë, kurse në kryeqytetin e Kosovës biletat po shiten vetëm në një pikë, ku njerëzit po presin në radhë.

Për më tepër, tifozët janë ankuar, duke i thënë “Zërit” se nuk po gjejnë bileta të 15 eurove dhe të 20 eurove. Kurse, në pikën e “MoneyGram”, ku po shitën biletat në Prishtinë, i thanë “Zërit” se nuk e dinë pse nuk ka bileta të atyre çmimeve, që janë më të preferuarat për tifozë, pasi të tjerat kushtojnë nga 55 dhe 130 euro dhe nga 7 euro, por prapa portave.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.