Kosovë – Kroaci, befasohet Kovacic

Mesfushori i Kroacisë, Mateo Kovacic ka mbetur i befasuar nga fitorja e thellë ndaj Kosovës.

Sport

07/10/2016 08:58

Kroacia mposhti Kosovën me rezultat të thellë 6:0.

Por, mesfushori Mateo Kovacic nuk e ka pritur një fitore të tillë.

“Më duhet ta pranojë që nuk e kemi pritur që të fitojmë me këtë rezultat kundër Kosovës”, deklaroi Kovacic për mediat kroate.

“Luajtëm shumë mirë dhe çka është më e rëndësishmja morëm tri pikë. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Finlandën dhe t’i marrim edhe tri pikë të tjera”, theksoi ai, përcjell “Lajmi.net”.

Në xhiron e ardhshme, Kosova do të ndeshet me Ukrainën kurse Kroacia takohet me Finlandën.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.